Një ish- polic në një intervistë për The Sun, ka folur se çfarë duhet të bëjë një prind, nëse fëmija i tyre humbet. Mark Williams-Thomas, u shpreh se si fillim prindërit duhet të jenë të qetë dhe të qëndrojnë në vendin ku fëmija i tyre humbi.
Më pas ish-polici i sugjeron prindërit se duhet me patjetër të shkruajnë numrin e telefonit të shtëpisë në krahët e fëmijëve, në mënyrë që ata të kenë mundësi të kontaktojnë.
“Pra, në minutën e parë, çfarë është e nevojshme të bëni? Epo gjëja më thelbësore dhe që duhet ta bëni gjatë gjithë kohës, është të qëndroni ku jeni?”, sqaronë ish-polici. Dhe kjo pasi ka shanse që fëmija i humbur të kthehet sërish aty.
(E.V/Faxweb.al)