09:25 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Të sëmurë mendorë ose jo, 3 krimet makabre me prerje koke kryer nga shqiptarët brenda një viti

09:31 | 06/03/2017
në Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të sëmurë mendorë ose jo, 3 krimet makabre me prerje koke kryer nga shqiptarët brenda një viti

Krimet makabre me prerje koke janë shndërruar tashmë në skenarë të frikshëm që i hasim  gjithmonë e më shpesh në kronikat e zeza të lajmeve përditësuese.

Një metodë mbase e huazuar më së shumti nga teknikat makabre që ISIS përdor në Siri, “e përqafuar” nga disa shqiptarë që me qëllim ose të pandërgjegjshëm kryejnë këto krime makabre duke shkaktuar panik tek të afërmit, fqinjët, e deri tek bashkëkombasit e tyre që i dëgjojnë këto histori si ngjarje të largëta të ngjashme me filmat horror.

Fillimisht ishte krimi i rëndë i shënuar jashtë territorit të Shqipërisë, në Greqinë fqinje, më 9 maj 2016 ku një i ri shqiptar, i identifikuar si Bledar Terpollari u vra brenda një kasolleje për shkak të pazareve të drogës. Teksa vijonin kërkimet për kokën e të riut nga Përmeti, policia greke vuri në pranga dy shtetas shqiptarë që tronditi opinionin publik vendas dhe atë fqinj.

Pak muaj më pas, një ngjarje edhe më e rëndë u shënua në Palasë të Vlorës. Kurban i krimit makabër u bë një 12-vjeçar, i cili kishte shkuar të kalonte pushimet verore tek gjyshërit e tij në Palasë.

Më 17 gusht 2016, Jorgo Zani 30 vjeç, i afërm i të miturit, i preu kokën 12-vjeçarit e më pas lëvizte me kokën e tij ndër duar. Ai u cilësua si i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera rezulroi se ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Vlorës në datat: 27 tetor 2015 – 05 nëntor 2015, me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit” pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, ai të ishte kuruar edhe aty për vite me rradhë.

Në ato ditë, kur lajmi “ziente” ende, ai u shpreh: “Kisha 2 vjet që doja ta vrisja, ditët e fundit me thoshte “me vrit” dhe unë e vrava të bashkonim mendimet”.

Një krim kanibalesk i ngjashëm ishte ai i shënuar jo më larg se dje, kur 30-vjeçari Alban Voda i preu kokën bashkëfshatarit 66-vjeçar, me të cilin kishte pasur konflikt të hershëm. Krimi u shënua në fshatin “Ujë i Mirë” në Këlcyrë.

Edhe autori i kësaj ngjarje horror u raportua se ishte një person me probleme mendore dhe me precedent penal të mëparshëm.

30-vjeçari Voda, një ish-komando në Afganistan, ishte larguar nga ushtria në Tetor 2012, me kërkesë të tij. Gjatë periudhës së shërbimit, ka shërbyer përveçse në Afganistan, edhe në Kabul e Herat, konkretisht: në Kabul në 2010-2011 dhe në Herat në Janar-Korrik 2012.

Të sëmurë mendorë, që lëvizin të lirë, pa asnjë lloj kontrolli apo qoftë edhe kujdesi, të cilët përbëjnë vazhdimisht rrezik për atë që mund të shkaktojnë, e jo pak, por krime të mirëfillta makabre.

(XH.A/SHUPLAKA)

(Jorgo Zani, Alban Voda)

Etiketa: Alban VodahorrorJorgo Zaniprerje koke
Pas

”Kurir”: Mafia shqiptare ka tentuar të vrasë Cecën, gruan e Arkanit

Para

Shpërthen bombola e gazit, flakët shkrumbojnë banesën në kryeqytet

Para
Zjarr në Gjirokastër, përfshihet nga flakët banesa – monument i kategorisë së dytë

Shpërthen bombola e gazit, flakët shkrumbojnë banesën në kryeqytet

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin masiv të shpenzimeve të Trump

“Ktheni pengjet në shtëpi”, Trump kthen vëmendjen te Gaza pas Iranit: Bëni një marrëveshje!

Moti sot/ Diell dhe temperatura mbi 30°C në gjithë vendin

Horoskopi për ditën e sotme, 29 qershor 2025

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.