02:21 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Të shkojnë ta mbledhin parlamentin poshtë Lanës”, Gjata dhe Gjosha: Mbreti doli lakuriq, ka frikë qytetarët e tij!

13:14 | 26/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Të shkojnë ta mbledhin parlamentin poshtë Lanës”, Gjata dhe Gjosha: Mbreti doli lakuriq, ka frikë qytetarët e tij!

Në kundërpërgjigje për seancën e jashtëzakonshme të thërritur nga ana e mazhorancës në Kuvend, PD dhe LSI, tashmë me mandate të djegura, kanë thërritur një protestë për në orën 17:00. Në një bisedë në studion e Fax News, ish-deputetja Klajda Gjosha dhe juristi Çlirim Gjata, janë shprehur se kjo është lëvizja e radhës e frikës që ka pushtuar Edi Ramës.

Pavarësisht se deputetëve do tiu duhet kohë për t’u përgatitur për seancën, kjo nuk është marrë fare parasysh nga ana e Ruçit dhe Ballës. Gjosha tha se demokracia ka rënë, ndërsa opozita është rreshtuar në krah të qytetarëve.

“Mazhoranca është e kapur nga frika, dhe prandaj ka ndërruar ditën e seancës. Ësjhtë e jashtëzakonshme që të thërrasësh seancën në Kuvend pak orë pasi nis seanca, do të ketë një mungesë dhe të vetë kryeministrit që ka parashikuar një takim në qytetin e Lushnjes.

Demokracia ka rënë dhe prandaj opozita do të jetë në krah të qytetarëve. Çfarë kërkojnë qytetarët? Kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në mënyrë që vullneti I tyre të dëgjohet deri në fund”, u shpreh Gjosha në fjalën e saj.

Ndërkohë që për juristin Gjata protestat do të duhet të vijojnë deri në rrëzimin e qeverisë.

“Unë mendoj se ka një arsye se pse mazhoranca e ka ndryshuar ditën e seancës parlamentare, dhe kjo arsye është frika. Sa herë qytetarët i dalin para kryeministri ikën nga sytë këmbët. Kur shteti ka frikë qytetarët e vetë atëherë kjo është një fatkeqësi për të gjithë vendin.

Nuk mund të mblidhet një muaj më parë seanca e datës së 14 Mars, siç ka thënë Balla. Si nuk hoqën dorë nga këto mo, se është turp! Ka dhe deputetë të ndershëm, si do i dalin para qytetarëve? Kur e panë ata rendin e ditës, kur u konsultuan?!

Ata duhet të përballen me këtë që ka ndodhur, ka ikur opozita nga Kuvendi, minimumi 40% e shqiptarëve janë të papërfaqësuar, ata mund të mblidhen dhe poshtë urës së Lanës, po çfarë sjell kjo? Fshihu sa të duash, por mbreti është lakuriq. Protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e këtin regjimi, që vepron  me metoda guerrile. Ne kërkojmë që të shtrohet rruga për zgjedhje të lira”, tha Gjata.

Ndërkohë që Gjata dhe Gjosha komentuan dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve, duke thënë se një pjesë e tyre janë të kapur nga burokratët e Tiranës, duke shtuar se mediat e kanë dhënë si duhet atë që ndodh në vendin tonë.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: clirim gjatagjataKlajda Gjosha
Pas

Dhunuan fotografin, Komisioni i Disiplinës merr vendimin drastik për tifozët e Partizanit

Para

Alarmohet Moska zyrtare: Edi Rama deklarata destabilizuese, të reagojnë BE dhe NATO

Para
Alarmohet Moska zyrtare: Edi Rama deklarata destabilizuese, të reagojnë BE dhe NATO

Alarmohet Moska zyrtare: Edi Rama deklarata destabilizuese, të reagojnë BE dhe NATO

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.