Janë ndaluar nga policia e Tiranës dy persona të shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Të arrestuarit janë Luen Guri, 39 vjeç dhe Nikolin Doda, 29 vjeç, banues në Tiranë.
DETAJE:
Shërbimet e Seksionit të Kerkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kerkimit, dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim
– Luen Guri, 39 vjeç, banues në Tiranë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqesore Italiane te Asti, kanë lëshur urdhër arresti Nr. SIEP 195/2017, datë 24.10.2017, dhe e kanë dënuar me 12 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve naroktike”, e kryer në bashkëpunim.
– Nikolin Doda, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënie pasurie”, në dy raste parashikuar nga neni 109/b/1 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post