00:08 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të shtatët në botë për azil në BE, shifrat e alarmit me azilkërkuesit shqiptarë

07:38 | 19/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të shtatët në botë për azil në BE, shifrat e alarmit me azilkërkuesit shqiptarë

Shqipëria renditet e shtata në botë për numrin e azilkërkuesve në Bashkimin Europian në vitin 2017, pas shteteve që i ikin luftës, si Siria, Iraku, Afganistani, Pakistani dhe Eritrea, më 26 mijë aplikime. Që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytëtarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur më pas në 33 mijë persona në 2016-n (shih grafikun në fund).

Shifrat janë bërë të ditura në Raportin vjetor të situatës së azilantëve, të sapo publikuar nga Bashkimi Europian. Raporti i referohet periudhës 1 janar -31 dhjetor 2017. Edhe pse me normën më të ulët të pranimeve dhe numrin më të lartë të tërheqjeve nga procedura, Shqipëria vijon të renditet në 10 shtetet me numrin më të lartë të azil kërkuesve (4% e totalit). Bazuar në të dhënat e raportit në 2017-n 10% e aplikantëve ishin tërhequr nga kërkesa e tyre, ndërsa norma e pranimit vijon të mbetet ndër më të ulëtat.  Nisur nga kriteret e forta për pranimin e kërkesës për azil pjesa më e madhe e azilkërkuesve shqiptar heqin dorë nga procedurat e azilit. Franca, Luksemburgu dhe Norvegjia kanë përqindjen më të lartë.

Referuar raportit vjetor që prej 2013-s, Siria, Iraku dhe Afganistani janë tre shtetet kryesore të origjinës së aplikantëve për azil. Afërisht 15% e të gjithë azilkërkuesve ishin me origjinë nga Siria, me Irakun të renditur të dytin dhe Afganistanin të tretin, ku secili përfaqësonte rreth 7% të origjinës së azilkërkuesve në BE. Këto vende ndiqeshin nga Nigeria, Pakistani, Eritrea, Shqipëria, Bangladeshi, Guinea dhe Irani.

Në raport thuhet se vendet me normë më të ulët të pranimit të kërkesës për azil janë vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova apo Serbia.

Në 2017-n, 29% e pranimeve të kërkesave të azilkërkuesve në Francë iu dhanë shtetasve shqiptarë, një vend që ka një normë shumë të ulët të pranimit të kërkesave të përgjithësi.

Shqipëria vijon të listohet në top 10 vendet me numrin më të lartë të aplikantëve për azil në Bashkimin Europian, ku sipas të dhënave 4% e azilkërkuesve ishin me origjinë nga Shqipëria. Megjithatë numri i aplikantëve për herë të parë ka ardhur në rënie. Në 2016-n sipas raportit numri i aplikantëve nga Shqipëria ishte 32985, ndërsa në 2017-n numri i aplikantëve shënoi 26060. Shqiptarët u renditën të shtatë pas vendeve ku konfliktet civile vijojnë.

Shtete me popullsi shumë më të madhe se Shqipëria, si Rusia dhe Turqia kishin rreth 16-17 mijë aplikime në 2017-n. Serbia kishte 8305 aplikime, Kosova rreth 7600 dhe Maqedonia rreth 6900.

Tërheqja e aplikimeve

Individët që aplikojnë për azil mund të tërheqin kërkesën e tyre gjatë procedurave të shqyrtimit (përpara se të jepet vendimi final për kërkesën).  Tërheqja e kërkesës mund të jetë e qartë, ose në mënyrë të nënkuptuar (kur një aplikant nuk dihet se ku është ose nuk paraqitet më në intervistë).

Në mesin e shteteve  që kanë numrin më të madh të tërheqjeve nga aplikimet është Shqipëria. Nga totali i aplikimeve, 10% e tyre u tërhoqën.

Megjithatë pjesa më e madhe e tërheqjeve nga kërkesa për azil nga individët nga Shqipëria u bë në mënyrë të qartë (direkte, ku individi e bën zyrtare vendimin për t’u tërhequr nga aplikimi). 66% e aplikantëve të tërhequr nga Shqipëria e morën vendimin në mënyrë zyrtare. Pjesa tjetër e të tërhequrve rreth 34% nuk u paraqitën në fazat e mëtejshme të procedurave. Vetëm në Francë (vendi me nr. më të lartë të aplikimeve nga shqiptarët në 2017-n) u regjistruan rreth 1400 raste të tërhequra nga procedurat. Përqindje të lartë të tërheqjeve kishte edhe në Luksemburg dhe Norvegji. Në total janë rreth 2600 kërkesa janë tërhequr.

Vendi me përqindjen më të lartë të kërkesave të tërhequra është Gjermania.

Ndërsa për sa i përket çështjeve të bllokuara 9% (më e larta) e çështjeve për kërkesë për azil në Angli janë të shtetasve shqiptarë.

Pas

Aksident me vdekje në Lezhë, ”Benz”-i përplas kalimtaren (Fotot)

Para

Përplasje në Durrës mes pushuesve dhe bizneseve: Unë të zhduk ty dhe çadrën! Dil në ballkon bëje plazhin

Para
Përplasje në Durrës mes pushuesve dhe bizneseve: Unë të zhduk ty dhe çadrën! Dil në ballkon bëje plazhin

Përplasje në Durrës mes pushuesve dhe bizneseve: Unë të zhduk ty dhe çadrën! Dil në ballkon bëje plazhin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.