Pas ngjarjes së rëndë në Teksas, ka reguar presidenti i Shteteve të Bashkuraa të Amerikës, Donald Trump. Presidenti amerikan shkruan se FBI ndodhet në vendin e ngjarjes dhe si vet ai është duke monitoruar situatën nga Japonia.
“Perëndia qoftë me njerëzit e Sutherland Springs, Teksas. FBI dhe forcat e ligjit janë në vendin e ngjarjes. Unë jam duke e monitoruar situatën nga Japonia”, thotë Trump.
Të paktën 24 persona janë plagosur dhe shumë të tjerë janë vrarë benda një kishe të Teksasit pasi një person i armatosur hapi zjarr gjatë meshës të së dielës në mëngjes.
Të shtënat ndodhën në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland Springs , ku rreth 50 vetë po ndjekin meshën, sipas raporteve lokale. Mes viktimave bëhet fjale edhe për dy fëmijë të moshës 2-vjeçare.Dëshmitarët thanë se një burrë i armatosur po ecte brenda kishës dhe hapi zjarr pak para orës 10.30.
Ndërkohë është e pa qartë ende se kush ishte autori i sulmit dhe nëse i përkiste një akti terrorist apo një veprimi individual. Po ashtu autori është qëlluar për vdekje nga policia.