Të shtëna me armë dhe të plagosur në parlamentin iranian. Raportohet se të paktën tre persona janë plagosur.
Sipas BBC, sulmuesi hapi zjarr kundër rojeve, pastaj sulmoi njerëzit e pranishëm brenda ndërtesës dhe tani është në arrati pasi ende nuk është kapur nga policia.
Nga të shtënat u plagosën dy civilë dhe një roje i parlamentit. Pas kësaj ka pasur të shtëna në mauzoleun e Ayatollah Khomeinit, themeluesit të shtetit modern. (J.V/Shuplaka)