Një person i armatosur ka hapur zjarr para një shkolle në Kaliforninë Veriore duke lënë kështu të vdekur 4 persona dhe plagosur dy të tjerë.
Të shtënat janë raportuar pranë shkollës fillore “Rancho Tehama”, teksa disa prindër po largoheshin pasi kishin shoqëruar fëmijët e tyre.
I dyshuari pas disa minutave shkëmbim zjarri me policinë, është qëlluar për vdekje nga policia.
Policia dhe dëshmitarët kanë njoftuar se të shtënat kishin filluar brenda një shtëpi për të zhvendosur “luftën” në shkollë, ku si pasojë e pësuan disa nxënës që ishin brenda klasës. Raportohet se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 6-vjeçare. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post