Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Mësohet se i plagosur me armë ka mbetur shtetasi me iniciale M.P, 23 vjeç, i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Sipas policisë së Durrësit këtij ngjajra po shkon drejt zbardhjes pasi është identifikuar autori. Ndërkohë autorit të dyshuar, shtetasin me iniciale, Gj.SH. 31 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.10.2017, rreth orës 20:50, në lagjen Nr. 18 është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M.P. 23 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi I mësipërm ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin Gj.SH. 31 vjeç dhe po punojnë për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(S.SH/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2899″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]