Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit gjatë pasdites së sotme, ku një person është plagosur me armë zjarri, pas një konflikti çasti.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, pranë vendit të quajtur “Portëz”. Mësohet se i plagosuri është dërguar me ugjencë në spitalin rajonal të Fierit. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe në prangat e policisë ka rënë Genci Bregu, 40 vjeç. Po kështu nga polivia është sekuestruar edhe arma me të cilin u qëllua personi me inicilae A.K. (D.D/Shuplaka)