Të shtëna me armë zjarri janë rregjistruar pasditen e sotme në fshatin Vilëz të Kurbinit. Dyshohet për një viktimë, identifikuar si Dodë Mamli
Sipas raportimeve, viktima thuhet të jetë 67 vjeç. Konflikti dyshohet të ketë lindur për çështje pronësie
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.