Një 22 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia ndërsa dy të tjerë po procedohen në gjëndje të lirë.
Eduart Lleshi (Nikolli), 22 vjeç, banues në Lezhë u vu në prangat e uniformave blu pasi së bashku me shtetasit A.J. 17 vjeç, banues në Mirditë dhe A.L. 27 vjeç, banues në Lezhë kanë kanosur dhe kundërshtuar fizikisht një punonjës policie.
Të rinjtë po ecnin me mjetin e tyre tip ‘Porsche’ me shpjejtësi tej normave të ndaluara dhe nuk i janë bindur punonjësit të policisë.
Për të evituar përshkallëzimin e situatës si dhe për të neutralizuar shtetasit me veprime agresive, punonjësi i policisë ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.
Pas kësaj menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të tjera policore për të normalizuar situatën.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
(S.M/Faxweb.al)