Disa të shtëna me armë zjarri në qendër të Athinës janë bërë shkak për vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.
Ngjarja ka ndodhur këtë paradite, kur policia ishte vënë në ndjekje të një 38-vjeçari të dyshuar, por ky i fundit ka hapur zjarr ndaj bardhë e bluve të cilët janë kundërpërgjigjur.
Plumbat e të dyshuarit kapën njërin nga oficerët e policisë, i cili u dërgua me urgjencë në spital dhe ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Agresori arriti të largohet por disa orë më vonë, policia e gjeti atë të vrarë me armë në një ndërtesë.
Sipas gazetës greke ‘Ekathimerini’, mendohet se 38-vjeçari ka vrarë veten, pasi pranë trupit u gjet një pistoletë.