Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të mërkurë në lagjen Parrucë të Shkodrës, ku derimë tani nuk raportohet për persona të plagosur.
Ka qenë një telefonatë në sallën operative ajo që ka vendosur në lëvizje policinë e Shkodrës, e cila është nisur drejt vendngjarjes.
Gazetarja e Fax news Emi Kalaja raporton se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti të çastit mes dy personave ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar nga vendngjarja.
Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të përplasjes.
Kjo është ngjarja e dytë në pak ditë në Shkodër, ku regjistrohen të shtëna me armë mes grupeve rivale, por që fatmirësisht sot nuk pati të plagosur në radhët e kalimtarëve.
Shkoder/ Informacion Paraprak
Më datë 12.02.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Parruce, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet .
Nga verifikimet e bëra nga policia nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Discussion about this post