Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Zef Jubani”, ku ka mbetur i vrarë një person. Sipas burimeve policore njoftohet se viktima është 26-vjeçari Jurgen Kurti.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:20 të mbrëmjes, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi I policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve
Discussion about this post