Të shtëna me armë janë shënuar së fundmi në Virginia, në afërsi të Ëashington DC. Ngjarja ka ndodhur në një kamp bejsbolli.
Mes disa personave që kanë mbetur të plagosur, është edhe deputeti republikan, kongresmeni Steve Scalise, si dhe dy agjentë të shërbimit sekret.
Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të sulmit me armë, ndërkohë që nuk dihen ende motivet.
Senatori republikan Rand Paul u shpreh për mediat se agresori qëlloi rreth 50-60 herë. “Nëse forcat e policisë nuk do të kishin qenë aty, ndoshta të gjithë do të kishin vdekur.”, u shpreh ai.
(XH.A/SHUPLAKA)