Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në qytetin e Peqinit, ku një person është plagosur me armë zjarri.
Sips të dhënave paraprake, dyshohet se një person ende i paidentifikuar është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa thuhet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Burimet bëjnë me dije se i plagosuri është një adoleshent rreth 15 vjeç, ndërsa ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë transportimin e tij drejt spitalit. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit, apo rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
(B.B/ Faxweb.al)