Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë pranë rezidencës së Donald Trump në Palm Beach, Florida.
Autoritetet amerikane po ndiqnin një fuoristradë të zezë, e cila shkeli dy pika kontrolli të sigurisë, duke tentuar të shkonte drejt hyrjes kryesore.
Personat që ndodheshin brenda në automjet, hapën zjarr ndaj forcave të policisë. Automjeti po ndiqej nga forcat e policisë dhe një helikopter.
Në vendngjarje u shtua prania e forcave policore, të cilët bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e dy personave që ndodheshin në automjet. Dy personat, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë nga autoritetet, u dërguan në paraburgim.
Sipas mediave amerikane, presidenti Donald Trump kishte planifikuar të mbërrijë në rezidencën e tij në Palm Beach, e cila u sulmua nga dy agresorët. Ende nuk dihet nëse Trump do ta anulojë vizitën e tij pas këtij sulmi.
Discussion about this post