Janë raportuar të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Komunën e Parisit në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur nje i ri i identifikuar si Redi Balla.
Mesohet se në sallën operative kanë mbërritur telefonata për të shtëna me arme zjarri ne Komunen e Parisit, aty ku policia ka mberritur me shpejtesi dhe kane nisur hetimet.
Fax News ka arritur te siguroje pamje nga vendngjarja, aty ku forca te shumta policie kane mberitur per te zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Ne lidhje me te shtenat me arme zjarri ka reaguar zyrtarisht policia e shtetit, e cila konfirmon plagosjen e te riut Redi Balla, 22 vjec.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.
(E.H/Faxweb.al)