Një person i armatosur ka hapur zjarr në një stacion trenash në Kaliforni, duke vrarë disa njerëz, thotë policia.
Të shtënat u raportuan të mërkurën në oborrin hekurudhor të Autoritetit të Transportit të Santa Clara Valley në San Jose.
Viktimat përfshijnë punonjës të transportit si dhe vetë agresori, thotë policia.Të shtënat u raportuan në 06:45 me kohën lokale (14: 45GMT), shkruan BBC.
“Ka shumë viktima në këtë pikë,” tha zv/Zëdhënësi i Sherifit të Qarkut Santa Clara Russell Davis, duke shtuar: “Unë nuk mund të konfirmoj numrin e saktë, por mund të konfirmoj dëmtime të shumta dhe viktima të shumta në këtë pikë”.
Kryebashkiaku i San Hoze Sam Liccardo u tha gazetarëve “kjo është një ditë e tmerrshme për qytetin tonë”, duke shtuar: “Vëmendja ime do të kthehet për të siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë në qytetin tonë”.
Sipas CBS Neës në San Francisko, të paktën gjashtë vetë u vranë, por numri nuk është konfirmuar ende nga policia.
Stacioni raporton se të shtënat shpërthyen gjatë një takimi të punonjësve për punëtorët e hekurudhës. Të shtënat mbyllën trafikun në rrugët aty pranë gjatë udhëtimit në mëngjes.