Një sulm me armë ka ndodhur në ambientetet e një qendre tregtrare në Grand Chute, Wisconsin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 të pasdites sipas orës lokale, dhe bëhet me dije se si pasojë e të shtënave, në një prej korridoreve kryesore të qendrës tregtare, ka humbur jetën një person.
I dyshuari besohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes përpara se të mbërrinin autoritetet policore.
Zyrtari i Informimit Publik i Policisë, Travis Waas, gjatë një konference për shtyp të dielën ka thënë se hetuesit kanë identifikuar dhe po intervistojnë disa dëshmitarë.