Në Fushë-Arrëz janë dëgjuar të shtëna me armë gjatë natës në fshatin Fierz. Të shtënat me armë gjatë orëve të para të mëngjesit ishin në drejtim të banesës së një gruaje. Gruaja me iniciale F.P ka bërë dononcim në polici për këtë ngjarje. Nga të shtënat për fat nuk raportohen persona të lënduar.
DETAJE:
Breshëri arme banesës së një gruaje në Fushë Arrëz. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia. Banesa e sulmuar është e gruas me inicialet F.P.
Gruaja me inicialet F.P ka njoftuar policinë e Pukës lidhur me ngjarjen. Policia ka nisur hetimet pas denoncimit të bërë nga gruaja dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. (J.V/Shuplaka)