Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Rreth orës 02:30 një shtetas me inicialet R.M, 27 vjeçar i plagosur me armë zjarri në këmbë i është drejtuar Spitalit Rajonal Korçë. Shtetasi është trajtuar nga mjekët, të cilët më pas kanë bërë dhe denoncimin e rastit në polici.
Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia bënë me dije se po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.
Më datë 17.03.2019, rreth orës 02:05, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka shkuar i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi R.M, rreth 27 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.