Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Shkënkoll të Lezhës, ku 33-vjeçarI Ferdinand Ndoja, i shpallur në kërkim nga policia ka qëlluar në drejtim të 60-vjeçarit Pjeter Lleshaj, fatmirësisht pa i shkaktuar lëndime.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja, ndërsa policia po punon për arrestimin e të riut Ndoja.
Njoftimi i policisë:
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia.
Më datë 03.08.2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post