Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, këtë herë në Lushnje.
Bëhet me dije se e plagosur ka mbetur 60-vjeçarja Bajame Seneja, ndërsa ndodhet në spital ku edhe po merr ndihmë mjekësore.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja Bajame Seneja 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.