Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.