Një 39-vjeçar në Bilisht është plagosur me armë zjarri në qendr të qytetit, raporton ‘Fax News’.
Sipas policisë bëhet fjalë për shtetsain Erjon Çollaku. 45-vjeçari është plagosur në bark, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive banale. Sipas policisë autori dhe i plagosuri fillimisht janë konfliktuar verbalisht dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armëve. Të dy dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit, ndërsa autori është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë
Devoll
Informacion paraprak.
Më datë 03.05.2018, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në një lokal në Bilisht, shtetasi A.O, rreth 50 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.C. rreth 45 vjeç, të dy banues në Bilisht.
Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post