Të paktën pesë studentë janë vrarë nga të shtënat në një shkollë në São Paulo të Brazilit, njofton policia.
Një i person tjetër u vra gjithashtu në sulmin në shkollën shtetërore Profesor Raul Brasil në Suzanano.
Dy “adoleshentë të armatosur dhe të maskuar” kishin kryer sulmin, njoftoi policia. Raportet e medias thanë se të dy personat e armatosur ishin gjithashtu të vdekur.
Guvernatori i shtetit São Paulo João Doria shkroi në Twitter se viktimat ishin “vrarë mizorisht”.