Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Tepelenës ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Artan Bresha ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se Bresha është dërguar në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post