Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.
Fax News raporton se nga të shtënat ka ndërruar jetë një person.
Burime bëjnë me dije se viktima është një 41-vjeçar i identifikuar si Julian Haliali.
Mësohet se 41-vjeçari është qëlluar nga xhaxhai Shkelqim Halili, 50 vjec, në banesën e viktimës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halil dhe autori është larguar nga vendngjarja.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 14.03.2020, rreth orës 18:30, në Fushë Krujë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J.H., 41 vjeç,nga xhaxhai i tij shtetasi Sh.H., rreth 50 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie , si dhe grupi hetimor.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori dhe vijon puna për kapjen e tij.
(M.Q/Faxweb.al)