Një person ka mbetur i plagosur në Elbasan si pasojë e të shtënëve me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur 20 metër nga teatri Skampa.
Burime konfirmojnë se ka patur dy të shtëna me armë zjarri, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur FNSH dhe efektivë të policisë që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Gjithashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pikë llotoje.
(B.H/Shuplaka)