Disa të Shtëna kanë ndodhur në San francisko në SHBA, ku si pasojë raportohet të kenë mbetur të vrarë 4 persona.
Një njeri i veshur me një uniformë të UPS dhe i armatosur me një pistoletë, hapi zjarr në një qendër paketimi të paketave të Parcel Service Inc (UPS.N) në San Francisko, duke vrarë tre vetë përpara se ta kthente armën në vetvete, raporton Reuters.
Policia nuk e identifikoi të dyshuarin ose të thoshte nëse ai ishte punonjës i UPS-së. Ata thanë në një konferencë për shtyp se incidenti nuk ishte i lidhur me terrorizmin dhe ata gjetën dy armë zjarri nga vendi i ngjarjes.(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post