Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Peqin. Shtetasi Sokol Dehima ka qëlluar me armë Diell Çelën, i cili ka qenë kreu i PD në Peqin në vitin 2016.
E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy shtetasve ndërsa nuk dihen ende motivet. Sakaq policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
Njoftimi i policisë: Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.