Pak minuta më parë u raportua se në lagjen 17 në Durrës ka patur disa të shtëna me armë zjarri, ku fillimisht dyshohej për një konflikt midis disa të rinjve.
Policia njofton se pasditën e sotme shtetasi A.J.,53 vjeç, ka njoftuar uniformat blu pasi ka konstatuar në automjetin e tij të parkuar në afërsi të një lokali, disa dëmtime të cilat ngjasojnë me ato të shkaktuara nga armë zjarri.
Sipas policisë, pas hetimeve paraprake dyshohet se këto dëmtime mund të jenë shkaktuar me armë zjarri .
Ndërkohë behët me dije se vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoritëve.
Informacion paraprak
Më datë 11.04.2019, rreth orës 17:05, në lagjen nr 17 Durrës, shtetasi A.J.,53 vjeç, ka njoftuar Policinë pasi ka konstatuar në automjetin e tij të parkuar në afërsi të një lokali, disa dëmtime të cilat ngjasojnë me ato të shkaktuara nga armë zjarri.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se këto dëmtime mund të jenë shkaktuar me armë zjarri .
Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoritëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post