Ditën e shtunë do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD në Elbasan.
Përfaqësuesi i grupit të Rithemelimit Aurel Bylykbashi në një konferencë për media tha se në garë do të jenë 4 kanidatë, doktor shkencash.
Ndër të tjera ai tha se pjesëmarrja e lartë në këto zgjedhje është tregues për një Parti Demokratike serioze, të hapur, gjithë përfshirëse dhe më të fortë.
“Zgjedhjet do të zhvillohen në seline e PD Elbasan, kandidaturat janë 4 doktor shkencash, ftoj cdo anëtarë të PD tu drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës .
Pjesëmarrja e lartë është tregues për një Parti Demokratike serioze, të hapur, gjithëpërfshirëse dhe më të forte.
Ditën e shtunë mbyllin një fazë të rëndësishmë te ristrukturimit të PD Elbasan duke vazhduar me zgjedhjet e kryesisë.
Sic jeni në dije zgjedhjet e fundit në PD janë bërë në 2018 dhe sipas statutit deri në vitin 2022 dhe mandati 4 vjecar i këtyre strukturave ka përfunduar.
Prandaj PD është në proces zgjedhjesh për një mandat të ri sipas udhëzimeve të Komisionit të Rithemelimit.
Zgjedhjet kanë rëndësi se do të jetë fillimi i ringritjes së madhe të PD dhe opozitës në Shqipëri”– u shpreh Bylykbashi.
Po m.q.s po rikthehet plaku Berisha 250 vjeç pse mos te rikthehet edhe Bylykbashi,Aldo Bumçi,pijaneci Ristani etj…
PD-e “re” pra.
Po te rinjte ku jane?Asyl ne gjermani pra…