06:44 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të strehuarit në Kosovë gati të rikthehen në vend, Haradinaj: Do të vijojmë gjendjen e gatishmërisë, nesër mbërrijnë të tjera ndihma

16:38 | 08/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të strehuarit në Kosovë gati të rikthehen në vend, Haradinaj: Do të vijojmë gjendjen e gatishmërisë, nesër mbërrijnë të tjera ndihma

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dha lajmin se shqiptarët që janë strehuar në Kosovë për shkak të tërmetit janë gati të kthehen në vendin e e tyre.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj deklaroi se tani ka nisur faza e rikthimit dhe për këtë arsye iu bëri thirrje institucioneve që të garantojnë kushte sa më të mira për shqiptarët edhe gjatë udhëtimit.

“Kosova ka hapur dyert dhe zemrat, për t’i strehuar dhe ndihmuar gjithë bashkëkombësit tanë, pas tërmetit me pasoja tragjike që preku Shqipërinë. Tani pas kësaj faze emergjente të përkrahjes dhe akomodimit, ne po hyjmë në një fazë tjetër, të rikthimit të të gjithë banorëve të Shqipërisë në vendlindjen e tyre.

Përkitazi me këtë proces, ne kemi vënë në dispozicion transport për rikthimin e të zhvendosurve, por sot kërkojmë që në këtë etapë të rikthimit vullnetarë të përfshihen edhe të gjitha Komunat, ku ka të strehuar, duke vënë në dispozicion mekanizmat e tyre, numër kontakti, Drejtorit e emergjencave dhe transportin.

Secili qytetar, meriton një kthim të dinjitetshëm dhe Institucionet tona e kanë për obligim, ta garantojnë dhe të respektojnë këtë të drejtë”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se zyra e kryeministrit do të vijojë të jetë në gjendje gatishmërie për çdo ndihmë, ndërsa shtoi se të tjera ndihma të mbledhura do të nisen nesër.

“Zyra e Kryeministrit, do të jetë në gjendje gatishmërie për çdo kërkesë eventuale të ndihmës, qoftë për Komunat tona, qoftë për autoritetet shqiptare. Po nesër, të gjitha ndihmat e grumbulluara nga qytetarët tanë në Kazermën e FSK-së në Prizren, do të dërgohen nga Ushtria jonë, në mënyrë institucionale, në depot e rezervave shtetërore të Shqipërisë.

Kosova do të vazhdojë të jetë në gjendje gatishmërie, për çdo ndihmë të kërkuar, për popullin e Shqipërisë”, deklaroi Ramush Haradinaj.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: ramush haradinajte prekurit nga termeti
Pas

Rama tjetër lutje Bashës nga distanca: Refuzimi i tryezës së përbashkët, gabim i madh

Para

Përplasi të riun për vdekje dhe u largua nga vendi i ngjarjes, 52-vjeçari vetëdorëzohet pas 2 ditësh në polici

Para
BOMBË në zyrën e LSI-së në Durrës (FOTOT DHE VIDEO NGA VENDNGJARJA)

Përplasi të riun për vdekje dhe u largua nga vendi i ngjarjes, 52-vjeçari vetëdorëzohet pas 2 ditësh në polici

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.