Teksa tashmë ka nisur shembja e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, qindra punonjës policie, për të mos thënë mijëra kanë marrë peng qendrën e kryeqytetit, ndërsa urdhëri dihet se ka ardhur nga lart, ata janë thjesht zbatuesit.
Teksa janë përballur me dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë, një pjesë e artistëve kanë shpërthyer dhe në thirrje në drejtim të policëve. Ishte fillimisht aktorja Adriana Tolka, e cila iu ka kujtuar atyre se vlejnë më pak se një qen, dhe se po përdoren keq nga Edi Rama.
‘Për 300 mijë lekë keni shitur, si nuk keni turp more, edhe një qen vlen më shumë se ju”, ishte thirrja e saj, ndërsa punonjësit e policisë, duken po njësoj të dorëzuar me kokat ulur.
Kujtojme se rreth ores 04:00 ka nisur shembja e kompleksit teatror në qendër të Tiranës ndërkohë që kjo ka ndodhur pas ndërhyrjes me forcë të qindra efektivëve të policisë ku është përleshur me aktorët dhe aktivistët.
Gazetarët e Fax Neës në terren raportojnë se situata është alarmante ndërkohë që mes të arrestuarve është edhe Neritan Liçaj dhe emra të tjerë që prej 2 vitesh nuk kanë lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Policia ka ndërhyrë pas qetësimit të situatës në orët e para të mëngjesit, kur edhe disa nga protestuesit ishin larguar.
(E.K/Faxweb.al)