21:54 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Të tërhiqet, të rikandidojë, nuk mund të largohet”, analistët komentojnë për të ardhmen e Bashës

21:10 | 26/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të tërhiqet, të rikandidojë, nuk mund të largohet”, analistët komentojnë për të ardhmen e Bashës

Pas rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, analistët e njohur Arian Vasjari, Alfred Lela dhe Mustafa Nano, të ftuar në studion e lajmeve të “Top Channel”, ka folur për të ardhmen e kreut të opozitës Lulzim Basha. Kjo sepse deri më tani, PD rezulton me 43 mandate, PS me 73, LSI me 19, PDIU me 4 dhe PSD me 1.

Vasjari është I mendimit që basha duhet të tërhiqet nga lidershipi i PD-së, Lela tha se dështimi nuk i takon vetëm Bashës, ndërsa Nano tha se do t’i vinte keq nëse Basha do hiqej.

VASJARI

 “Zoti Basha duhet të tërhiqet nga kreu i PD dhe nuk duhet të kandidojë më. Basha ka marrë më pak mandate se Berisha dhe është braktisur nga PD. Ata që mendojnë se disfata e Bashës janë këto zgjedhje e kanë gabim. Disfata e Bashës janë një sërë humbjesh. Zotit Basha i ka rënë modeli politik”, tha Vasjari.

LELA

 “Kjo është një humbje e madhe Partisë Demokratike. Ky dështim ka filluar që në 2011-ën, për të ardhur më pas në 2013-ën dhe problematikave lokale. PD-së i ka ardhur ora për të bërë një reflektim të thellë, për të parë brenda vetes dhe më pas për t’ju drejtuar popullit. Kështëzimi im për dorëheqjen e Bashës është që ai duhet të rikandidojë vetëm pasi është dorëhequr. Standardet që ne kemi vendosur janë kryetar të përjetshëm të partive. Po i kërkojmë dorëheqjen kryetarit më të ri, por jo atyre që kanë nga 12, 17 vite në krye të partive. Dështimi nuk është vetëm i Bashës. Dështimi është edhe i atyre që e kanë mbështetur Bashën. Mbështetja nuk ka shkuar dëm sepse Basha si kryetar i opozitës ka bërë dy reformat e vetme në këtë katër vjeçar, dekriminalizimin dhe dekanabizimin”

NANO

 “Mua do më vinte shumë keq nëse do ta hiqnin. Ka krijuar një ekip me njerëzit e tij dhe tani që ka krijuar figurën e tij, këto muajt e fundit, nuk mund të largohet. Pyetja që kam unë është se po iku Basha, i bëhet më mirë PD? Unë kam frikë se po iku Basha do të bëhet një garë se kush duhet t’i pëlqejë më shumë Berishës” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: analistet
Pas

”Jepi Cezarit atë që i takon Cezarit! Pa aksionin politik të Lulzim Bashës do ishim duke numëruar pistolerët e rinj të Kuvendit”

Para

Përfundon numërimi në qarkun e parë, kush janë EMRAT E DEPUTETËVE në Korçë

Para
Përfundon numërimi në qarkun e parë, kush janë EMRAT E DEPUTETËVE në Korçë

Përfundon numërimi në qarkun e parë, kush janë EMRAT E DEPUTETËVE në Korçë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

Grushti i hekurt i Trump, 9,000 emigrantë do të dërgohen në Guantanamo

LIVE LETONI-SHQIPËRI/ Shkelmohet topi i parë në Riga, kuqezinjtë në kërkim të 3 pikëve

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, hapet gara për 5 drejtues komisariatesh

Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Emigrantë drejt Europës/ Mbi 3500 persona nga Lindja dhe Afrika humbën jetën në 2024

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.