Para pak ditësh televiozioni privat Top Channel mblodhi stafin e tij për festat e fundvitit, kurse vëtëm mbrëmjen e kaluar Tv Klan festoi 20-vjetorin e tij.
Drejtuesi i emsionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi u pa të fetonte nën shoqërine e stafit të tij.
Me anë të një fotoje që moderatori ka publikuar duket sikur thumbon të larguarit nga Tv Klan.
“Një pjesë e stafit më të mirë në “TV Klan””, shkruan Ermali, “Xing me Ermalin”, të tjerët ikën te festa e Topit.”- shkruan ai.
Menjëherë ndjekësit e kanë kuptuar se Ermali ka mundësi të jetë duke thumbuar dy të larguarat nga “Xingu” që tani janë bërë pjesë e programeve në “Top Channel”.
Rashel Kolaneci velina seksi që e shikonim çdo të shtunë krah Ermalit, tani e shikojmë tek “Procesi Sportiv”, dhe Fifi, e cila më parë këndonte me bandën e “Xing”, por tani këndon tek “Shiko kush luan”.
(F.M/Faxweb)