20:36 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të ulen jo për pazare”, Majko bën deklaratën e papritur: Dikush do të lërë jo vetëm karrigen e politikës

17:05 | 27/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Është një antikonformist”, si e ‘justifikon’ Majko Ramën tek Zëri i Amerikës

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, bëri thirrje në studion e emisionit “Top Talk” në TCH se “Edi Rama dhe Lulzim Basha duhet të ulen jo për të bërë pazar, por për të nxjerrë Shqipërinë nga një qerthull”.

E thënë kjo nga një përfaqësues i lartë i qeverisë, lë të nënkuptohet se marrëveshja e 17 majit të vitit 2017, ka qenë një marrëveshje që në thelb nuk është zgjidhur asgjë konkrete sa i përket aspektit politik, por hedh hije dyshime se ka qenë një tryezë pazaresh midis drejtuesve të dy forvcave politike më të mëdha në vend.

“Në fund fare dikush do të humbasë, por ndonjëherë në politikë humb duke fituar dhe fiton duke humbur”, deklaroi Majko.

Duke folur për aktualitetit politik, Majko theksoi se precedenti që po vendos opozita është i rrezikshëm, dhe ajo duhet të pyes veten se çfarë ndodh pas kësaj: “Çfarë precedenti po hap Shqipëria? Nëse kemi këtë precedent që opozita nuk hyn në zgjedhje për X kryeministër, kthehet në model pastaj. Opozita duhet të pyesë veten se çfarë ndodh pas kësaj. Ja e morën pushtetin. Pas 6 muajsh dorëzojmë ne mandatet dhe themi nuk e duam këtë kryeministër. Mendoj se jemi klasë politike që po mbyll ciklin e vet dhe është e sigurtë që në zgjedhjet që vijnë dikush do të lërë jo vetëm karrigen e politikës. Prandaj është ky polarizim në këtë moment”.

Kur u pyet nëse ka premisa për konflikt social, Majko deklaroi se “këtë e ndajnë njerëzit”, por, sipas tij, “konflikti civil kërkon më shumë sesa 10 mijë njerëz”.

“Në fund të fundit të gjithë kemi fëmijë e mbesa dhe ky është vend ku do të jetojmë të dyja palët. Duhen menduar punët me gjakftohtësi”, deklaroi Majko.

Majko foli edhe për Samitin e Diasporës i cili pritet të mbahet nga data 28 shkurt deri më 2 mars të këtioj viti.

I pyetur nëse do të sjellë diçka konkrete ky event për Shqipërinë, apo do të mbetet në rankun e një samiti honorifik, ministry u përgjigj: “Nëse do të jetë honorifik, atëherë do të jetë samiti i fundit që do të bëhet”, u përgjigj ai, duke theksuar se synimi i këtij Samiti është krejtësisht tjetër.

“Do të ketë një seancë hapje. Më pas do të ketë 4 panele që do të zhvillohen paralelisht, sipas tematikave që kanë të bëjnë me: Arsimin-identitetin: Drejtësinë; Ftesën në shpi që janë turizimi dhe agro-biznesi; dhe me elementë të natyrave të biznesit dhe ekonomisë. Brenda secilit panel do të ketë një debat shumë të gjallë. Por nuk do të mbyllet deri këtu. Për të qenë gjakftohtë kemi kërkuar ndihmën e zyrës së emigracionit të zyrës së Kombeve të Bashkuara, të cilët do të përgatisin dokumentin post-samit. Deri në shtator do të reflektohet rreth këtij dokumenti”, u shpreh Majko.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Bashadeklaraten e papriturjo pazaremajkomarresveshjarama
Pas

Nis takimi i 7 eurodeputetëve me Bashën e Kryemadhin, çfarë pritet të diskutohet

Para

Skandali/ Si gënjeu ministrja e Balluku, çfarë ndodhi pas 10 ditësh me Air Albania (E plotë)

Para
Skandali/ Si gënjeu ministrja e Balluku, çfarë ndodhi pas 10 ditësh me Air Albania (E plotë)

Skandali/ Si gënjeu ministrja e Balluku, çfarë ndodhi pas 10 ditësh me Air Albania (E plotë)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tymi nga zjarret masive në Kanada mbulon një të tretën e SHBA, ndotja e ajrit arrin në nivele të rrezikshme

CEO i kompanisë së inteligjencës artificiale, ja cilat vende pune rrezikojnë të zhduken!

Kombëtarja shqiptare në ndeshjen me ekipin serb, Ervin Baku: Djemtë janë në formë, duhet të jemi të ftohtë e të bashkuar

Ervin Baku: Ndeshja me Serbinë tejkalon kufijtë sportivë, por ne duhet të tregojmë qytetari

Sulmuesi shqetëson sërish Silvinjon, Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Mbështetja e aleatëve për Kievin, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës përshëndet ‘fazën e re’

11 të vdekur nga përleshjet jashtë stadiumit të kriketit në Indi

Mekaniku u plagos rëndë pasi i ra mbi trup pllaka e ferrokromit, Inspektorati Shtetëror i Punës i vendos shiritin e bllokimit kompanisë “AlbChrome”

“Nuk duan paqe ata që veprojnë si terrorista”/ Putin pas sulmeve: Kievi kërkon pushtet

Gjermani/ Deutsche Welle: Numri i incidenteve antisemite po rritet ndjeshëm, 8627 incidente në 2024

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.