Irma është duke goditur Florida veriore, pavarësisht se rreziku nuk është më aq i madh, uragani shkatërrues duket se ka gjunjëzuar Floridën.
Numri i njerëzve të konfirmuar të vrarë në rrethanat që lidhen me stuhinë ka shkuar në 27.
Numri i vlerësuar i njerëzve pa energji rreth Floridës arrinë deri në 6.5 milionë, ndërsa numri i vlerësuar i njerëzve në strehimore rreth160,000.
Gjithashtu uragani ka bllokuar dhe fluturimet ku numri i parashikuar i fluturimeve rajonale anuluar në javën e fundit shkon më shumë se 12,500, ndërsa numri i njerëzve të evakuuar shkon në 6.5 milionë, rreth 1/3 e ështetit të Floridas, ndërsa përqindja e vlerësuar e ndërtesave në Barbuda si të pabanueshme është pothuajse 90%.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se të gjitha forcat janë të gatshme në terren. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të largohen nga zonat me rrezik pa u brengosur për shtëpitë e tyre.
“Objektet mund të zëvendësohen, por jeta jo.”, shkruan Trump. Uragani Irma është stuhia më e fortë që Atlantiku ka parë për një dekadë dhe ka prekur gjithë jugun e vendit.
(B.H/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2758″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]https://www.youtube.com/watch?time_continue=11&v=sdlzjmZNvMY
Discussion about this post