Në këto dy foto dyshohet se tre trupat e shtrirë përtokë janë të dy terroristëve të cilët u ekzekutuan nga policia pas sulmeve në Londër.
Tre terroristët vranë gjashtë vetë dhe lanë dhjetëra të tjerë të plagosur. Gjatë njërit prej sulmeve, dëshmitarër për BBC tregojnë se njëri prej terroristëve thirri: “Allahu është zoti, kjo është për Allahun”.
Një nga terroristët pas sulmit vdekjeprurës u shfaq në këtë fotografi i shtrirë në tokë, i veshur me eksploziv në gjithë trupin dhe qëllua menjëherë nga policia, raporton BBC.
Po kështu edhe te foto tjetër dyshohet se janë dy terroristët e tjerë të cilët janë ekzekutuar nga policia dhe ishin ata që kryen sulmin në “Borough Market” në një pab, afër “Urës në Londër”, 4 kilometra më larg. (J.V/Shuplaka)