Rreth dy javë pas ngjarjes janë zbardhur detaje rreth dhunimit dhe grabitjes së çiftit të bashkëshortëve biznesmenë në Allias ndërkohë është arrestuar njërui nga autorët si dhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër.
Fotot e mëposhtem janë të dy autorëve që dhunuan Petrit dhe Afërdita Laze, teksa policia ka zbuluar edhe dinamikën e ngjarjes.
Një analizë e ADN-së ka zbuluar detaje të reja nga plagosja e çiftit Laze disa ditë më parë dhe grabitja e banesës së tyre. Për kryerjen e AND-së është marrë nga një kampion pështyme në një nga maskat në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe rezultati ka çuar në identifikimin e njërit prej autorëve pjesëmarrës në këtë grabitje që është Fatjon Mertënikaj.
Ky i fundit ka treguar para hetuesisë edhe detajet se si ka ndodhur ngjarja ku mësohet se ka përmendur emrin e Markelian Cungut si ideator të grabitjes.
“Plani për grabitjen e çiftit Laze në Allias të Tiranës, është thurur nga Markelian Cungu”, ka deklaruar 28-vjeçari Fatjon Mertënikaj në hetuesi i cili është vënë në pranga ditën e djeshme.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë identifikuar edhe bashkëpunëtorin e Martenikajt që është Markelian Cungu, me precedent të mëparshëm penal pasi njihet për një serti vjedhjesh në Tiranë por edhe në qytete të tjera.
Lidhur me dinamikën se si ndodhi ngjarja në banesën e çiftit Laze, Mërtënikaj ka thënë se kanë pasur dy armë me vete, një automatic që e ka mbajtur ky i fundit dhe një pistoletë që e ka mbajtur bashkëpunëtori i tij. Më tej ain ka dëshmuar se Cungu I kishte rrëfyer se në banesë nuk kishte njeri ndërsa janë përballur papritur me çiftin e bashkëshortëve, Petrit dhe Afërdita Laze
“Më dha automatikun ndërsa pistoletën e mbajti vetë, kemi hyrë në banesë natën vonë, pasi Markeliani më tha se në shtëpi nuk banonte njeri. Por jemi ndeshur me përballjen e të zotit të shtëpisë, ndaj dhe kemi reaguar me armë…”, ka shtuar Fatjon Mertnikaj.
Çifti Laze ishin pronarë të dy furrave të bukës, në Allias dhe në zonën e Astirit në Tiranë, ndërkohë që katin e parë të banesës së tyre e kishin përshtatur si vend ku punoheshin brumërat. Pikërisht fakti që kati i parë ishte punishte ua ka bërë më të lehtë hyrjen në banesë të autorëve nga porta kryesore
Por si ra policia në gjurmët e autorëve:
Gjatë grabitjes ata kishin vendosur nga një përparëse grash si dhe maska në fytyrë, njëra prej të cilave është gjetur nga polica jo shumë larg banesës së çiftit Cungu. Asaj I është bërë një analizë AND-je e cila ka nxitur dyshimet dhe për këtë, Policia e ka thirrur Mërtenikajn në rajon nga ku e kla pyetur. Mësohet se ky i fundit ka mohuar të ketë qenë autor në krim, por që tek ai është konstatuar që dyshonte se policia e kishte vendosur në ‘shënjestër’ pasi në pak ditë ai ishte thirrurn disa herë, madje i ishin marrë edhe kampion pështymë.
Pasi ka nisur të dyshojë se policia kishte rënë në në gjurmët e tij, Mërtënikaj është nisur drejt Rinasit për tu larguar nga vendi, ku edhe ka ndodhur arrestimi i tij ditën e djeshme.
I riu pritet të nihet tashmë me masën e ‘arrestit me bur” ditët në vijim teksa për MArkelian Cungun është marrë masa “arrest me burg në mungesë”
Discussion about this post