Ish-kryeministri Fatos Nano së bashku me bashkëshorten e tij Xhoana Nano i janë drejtuar sot qendrës së votimit në Mullet, për të ushtruar të drejtën e tyre për të zgjedhur deputetët që do ti përfaqësojnë në mandatin e ardhshëm.
Në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, Nano dha dhe një mesazh për rezultatin, ku tha se duhet që të pranohet prej të gjithëve, ndërsa shtoi se ata që do të mërziten, mirë do të ishte që të mërziten vetëm për veten e tyre.
I pyetur lidhur me pjesëmarrjen, Nano tha me humor, se kishte shkuar për të votuar, në mënyrë që përqindja të rritej.
“Unë besoj se sot mund të jetë, duhet të jetë një ditë si të gjitha të tjerat, shpresoj të mos jetë më e gjatë, dhe të mos jetë aq e gjatë periudha që duhet të presim. Në fund një pjesë do gëzohen dhe një pjesë do mërziten, ata që do të gëzohen do gëzohen për të gjithë, ata që mërziten të mërziten vetëm për vete. Ishte pak e ulët ndaj erdha që të rritej”, u shpreh Nano gjatë fjalës së tij për gazetarët.
(E.K/Faxweb.al)