Nga Elbasani kryeministri Rama ka vijuar me komentet në lidhje me realizimin e marrëveshjes me kreu e opozitës Lulzim Basha. Ai është shprehur se nuk ja merrte mendja që në këtë moshë të rrinte e ti lutej njërit, por ja që ndodhi.
Nga ana tjetër duke vendosur theksin te realizimi i Vettingut, Rama u shpreh se vendi ka nevojë për një drejtësi të pastër. Duke prezantuar kandidatët në Elbasan Rama shprehu bindjen se ekipi i Partisë Socialiste rezultoi fitues.
“Të vinte një ditë që t’iu lusja jo njërës po njërit tani në moshën 50 vjeçare nuk ma kishte marrë mendja.
O Lul ama, o Lul derman, duke iu lutur jo vetëm në çadër po duke i shkuar dhe poshtë shtëpisë. Nuk ma merrte mendja, por ndihem mirë që e bëra. Të gjithë me thonë që mos iu lut, po pra po nuk jemi njësoj pra. E para më thoni: Ju do të ishit krenar sot që ne ti kishim pushkatuar ata? Nuk janë ca të shqiponjës e ca të sorrës. Jemi te gjithe shqiptar. Se na la politikën Kreshnik sorra dhe na mërziti shumë” tha Rama. (E.K/SHUPLAKA)