Gazetari Ylli Rakipi në emisionin e Mustafa Nanos s’ka lënë gjë pa thënë për gjendjen e mediave televizive në vendin tonë.
Rakipi është shprehur se del Erion Veliaj dhe bënë një p*rdhë dhe më pas e japin të gjitha televizionet live.
Pas kësaj thotë ai të gjithë, janë të detyruar që të ndjekin ndonjë drekë të Ramës në fshatrat e Shqipërisë, nga ngrënia e sallatës te pirja e ujit. Sipas Rakipit kjo gjendje në të cilën ndodhet media po sjell përdhunimin e publikut.
Mes të tjerave Rakipi ka bërë fajtor dhe përgjegjës dhe vertë moderatorët që sipas tij dalin katër herë në javë përpara publikut, dhe nuk kanë se çfarë të thonë.
Në këtë moment ka ndërhyrë dhe Mustafa Nano, që ia kthen se në këtë rast i referohet Blendi Fevziut. Nano thotë që sado që të shahen emisione të tilla kanë një audiencë të lartë.
Mes Rakipit dhe Fevziu marrëdhëniet nuk kanë qenë fort të mira, që prej kohës kur të dy kanë të njëjtën ditë të transmetimit të emisionit të tyre, duke mos iu shmangur edhe konkurencës.
Ylli Rakipi: Del në fillim Erion Veliaj dhe ja jep mender një pordhe. E japin të gjithë ‘’live” në ekran, televizionet kombëtare e amballazhojnë me kujdes të madh dhe e japin në edicionet e lajmeve.
Mbaron Erion Veliajt, del Lulzim Basha nëqoftë se nuk është në Hollandë, flet për përgjimet ai, ka dhe një sfond të bukur mbrapa. Kur nuk është Lulzim Basha, del Flamur Noka ose Albana Vokshi.
Del pastaj Edi Rama ha një drekë në një fshat të Përmetit, e jep të gjithë drekën, komplet, ha sallatë Edi Rama, pi ujë Edi Rama, e gjitha komplet. Ka një shok psikologjik Mustafa Nano. Në vitet ’90 mund të kemi qenë vërtet media të politizuara po nuk ka qenë kjo shtypje vrastare, ky përdhunim që u bëhet njerëzve.
Televizionet marrin para dhe i biejnë kësaj gërrnete. Pastaj në mbrëmje dalim ne Muçi, unë njeherë në javë dal dhe kam frikë, po këtu ka moderatorë që dalin katër herë në javë dhe bëjnë stilistin.
Nano: Po flet për Fevziun këtu…
Ylli Rakipi: Është një gjë që të vjen për të vjellë. Unë e them vetë që po servirim një ushqim që vrasin njerëzit. Unë nuk e përjashtoj veten time.
Nano: Ti nuk del katër herë në javë se nuk ta japin.
(E.K/FAXWEB.AL)