23:26 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të zbatohet statuti i PD, të gjithë t’i nënshtrohen votës”, Murrizi nuk fsheh ambiciet: Do të jem pjesë e primareve të partisë

21:01 | 06/09/2024
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të zbatohet statuti i PD, të gjithë t’i nënshtrohen votës”, Murrizi nuk fsheh ambiciet: Do të jem pjesë e primareve të partisë

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi ka deklaruar se PD u përket atyre që e kanë themeluar dhe që kanë qëndruar me të pa u sorollatur, ndërsa theksoi se edhe pse është përjashtuar nga partia, nuk ka ikur dhe do të vazhdojë të flasë për sa kohë të mbetet anëtar i Këshillit Kombëtar.

Në lidhje me ambiciet e tij politike, Murrizi ka njoftuar se do të garojë në primaret e PD-së dhe ka shprehur dëshirën për të qenë kandidat, duke theksuar se deputetët duhet të zgjidhen nga qytetarët dhe jo të emërohen në mënyrë të njëanshme.

Ai ka kritikuar mënyrën se si disa individë brenda partisë qëndrojnë në pozita të larta pa kaluar nëpër një proces të votimit dhe respekti të merituar.

Murrizi ka kërkuar një zbatim më të fortë të statutit të partisë dhe një transparencë më të madhe në përzgjedhjen e anëtarëve të kryesisë dhe kandidatëve. Ai ka argumentuar se anëtarët e kryesisë që nuk janë votuar nuk gëzojnë respektin e duhur dhe se kjo situatë është një nga faktorët që kontribuojnë në krizat dhe përçarjet e brendshme të partisë, duke iu referuar Agron Gjekmarkajt dhe Gazment Bardhit.

“PD iu përket atyre që e kanë themeluar dhe që kanë qëndruar me të pa u sorollat, unë do flas për sa kohë të jem anëtar i Këshillit Kombëtar. Mua më kanë përjashtuar, nuk jam larguar asnjëherë.

Myslim Murrizi është përjashtuar nga Luli dhe luljetat që e rrethonin. Mua më kanë përjashtuar, Jozefina, Astrit Patozi nuk janë përjashtuar dhe kam gjetur një artificë për të garuar. Unë do garoj në primare, kam ambicie për të qenë kandidat, deputetët i zgjedhin qytetarët.

Ka deputetë që shohin filxhan, unë do doja të zbatohej statuti dhe t’i nënshtrohen votës të gjithë që duan të bëjnë karrierë brenda partisë. Aty mund të vijnë dhe anëtarë kryesie pa votë, nuk e gëzojnë respektin, timin jo por edhe të shumë të tjerëve”, u shpreh ai.

Pas

Noka në Këshillin Kombëtar të PD: Lirimi i liderit tonë dhe qeveria teknike, dy kërkesat tona

Para

Ndihmoi në popullaritetin e sambas braziliane, ndërron jetë muzikanti i njohur

Para
Ndihmoi në popullaritetin e sambas braziliane, ndërron jetë muzikanti i njohur

Ndihmoi në popullaritetin e sambas braziliane, ndërron jetë muzikanti i njohur

Discussion about this post

 



Të Fundit

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

Gjykata e OKB-së: Vendet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.