Gjatë mbrëmjes së kaluar, policia e Tiranës arrestoi 11 persona në kuadër të një operacioni kundër shfrytëzimit të femrave për prostitucion.
Sipas raportimeve, të arrestuarit frekuentonin disa hotele në zonën e liqenit, Kasharit dhe Kombinatit. Por kush janë tre femrat që u arrestuan gjatë operacionit të titulluar “Free Taxi”?
Fllanxe, Ambra dhe Anxhela janë tre të rejat, përkakësisht 37, 21 dhe 36 vjece, të cilat akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.
“Fllanxe.A ,37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.penal, me preçedent të mëparshëm penal për të njëjtën tendence kriminale.
Ambra .I, 21 vjeçe lindur dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njëjtën veper penale. Arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzim Prostitucionit” parashikuar nga neni 114 i K. Penal
Anxhela Xh, 36 vjeçe ,banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit “dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”,parashikuar nga nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, policia e Tiranës ka publikuar një video nga momenti i arrestimit, ku tre vajzat shfaqen gjysmë të zhveshura, duke konsumuar whiskey dhe kokainë. (D.D/Shuplaka)