Postimi i deklaratës së Partisë Socialiste për paketën McAllister nga kryeministri Rama pak më parë në llogarinë e tij në “Facebook” është ndjekur nga komente të shumta mbi këtë çështje, disa prej të cilave ai u ka kthyer përgjigje me ironinë karakterizuese të tij.
Qytetarët e pyesin Ramën përse nuk pranon shtyrjen e zgjedhjeve, për shmanget duke lënë të kuptojë që po refuzon. Teksa ka edhe nga ata komentues që reagimet e tyre i shoqërojnë me batuta të tipit “Të zuri Basha shah mat”, “Të të rrojë cupë e parë, tjetër herë me djalë”.
Kryeministri në reagimet e tij u sugjeron komentuesve që të mos dëgjojnë lajmet “nga bunkeri prej plastmasi se dardha e ka bishtin prapa”, ose duke i devijuar pyetjes përse nuk pranon shtyrjen e zgjedhjeve.
(XH.A/SHUPLAKA)