Aktori i mirnjohur Bujar Asqeriu ka marrë pjesë sot në takimin që kanë zhvilluar artistët, ku kanë prezantuar projektin alternativ për ndërtimin e Tetarit Kombëtar. Asqeriu u shpreh se ka dy mendime se si mund të gjenden lekët për të ndërtuar teatrin.
Sipas Asqeriut ata që kanë vjedhur çdo ditë Shqipërinë, duhet të dorëzojnë të gjitha parat në thesar, por më parë duhet që qeveria të bëj një ligj për ti amnistuar ata.
Pjesë nga fjala e tij
Kam dy propozim për ti ardhur në ndihmë qeverisë. I pari mund të duket utopik dhe ti bëj shumë veta për të qeshur. Para disa vitesh qeveria nxori një ligj për amnisti për të mos dënuar ata që kanë armë. Dhe unë e kam vlerësuar
Unë propozoj një amnisti për ata që kanë vënë dorën në para publike, që ti dorëzojnë në thesarin e shteti. E para lajnë mëkatet dhe e dyta tregojnë burrërinë e tyre. Ti paketojnë bukur dhe ti dorëzojnë në thesarin e shtetit. Dhe shikoni juve se mund të bëhen jo një teatër por dhjetë teatro.
E dyta, ata që janë në diasporë, që po tu thuash që të dorëzojnë nga 5 euro për teatrin. Unë mendoj se të gjithë do të japin aq para.
(M.Q/Faxweb)